Ushtarët polakë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje, ka kryer një patrullim të pavarur përgjatë kufirit me Serbinë.
KFOR tha se patrullime të tilla, të kryera rregullisht, janë thelbësore “për të ruajtur një prani të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin në rajon”.
“Ato [patrullimet] luajnë një rol kyç në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i tha se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Express/



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,