Qeveria e Kosovës me në krye kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e rradhës.
Në këtë mbledhje janë miratuar disa vendime nga ana e kabinetit qeveritar.
Fillmisht në fillim të mbledhjes së Qeverisë është themeluar Këshilli Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me këtë përbërje:
• Z. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, kryesues;
• Z. Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, bashkëkryesues;
• Z. Sami Lushtaku, Kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar;
• Znj. Saranda Bugujevci, Ministre e Kulturës dhe Turizmit, anëtare;
• Z. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
• Z. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
• Z. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe
• Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar.
Ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe nga: Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës;
Po ashtu në këtë mbledhje janë miratuar edhe disa vendime tjera:
Miratuar Rregulloren për Fushat dhe Përgjegjësitë Administrative të Ministrive që përcakton në mënyrë të detajuar fushat e përgjegjësisë të secilës ministri, duke përfshirë kompetencat për hartimin dhe zbatimin e politikave publike, përgatitjen e legjislacionit dhe koordinimin ndërinstitucional;
Miratuar Programin e Projektligjeve për vitet 2026-2028;
Miratuar Programin e Vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike;
Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor. Përmes kësaj marrëveshje, lehtësohet qasja dhe pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, duke hequr pengesat administrative dhe duke afruar standardet akademike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor



Të tjera
Aktuale
Naim Murseli po ballafaqohet edhe me imazhin e gruas së tij të vrarë – pamje
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po
Lajme
Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka
Aktuale
Operacioni “Delivery”: Arrestohen pesë persona për drogë dhe krime kibernetike në Prishtinë
Policia e Kosovës ka realizuar një