Qytetarët e Kosovës u janë drejtuar për herë të katërt kutive të votimit, pasi aktualisht janë duke votuar për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.
Më 9 shkurt, asnjëra nga partitë nuk arriti të krijonte shumicën, duke bërë që vendi të futej në një bllokadë mbi nëntë muaj.
Kur jemi tek Zgjedhjet e Jashtëzakonshme të 28 dhjetori, Komisioni Qendror Zgjedhor ka ofruar shifrat se sa qytetarë kanë votuar.
Deri në ora 13:00, 11.07 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën për të votuar, raporton Telegrafi.

Por, cilat komuna po prijnë me daljen më të madhe deri më tani.
Ranillugu është komuna që prinë me daljen me të madhe, pasi 33.28 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën për të votuar.
Më pas është Shtërpca, ku 23,46 për qind e qytetarëve u janë drejtuar kutive të votimit, e më pas është Novobërda, me 20.89%.
Gjilani është i katërti me daljen më të madhe votuesve, pasi kanë votuar 15.93 për qind, derisa në Lipjani kanë votuar 15.48 për qind.



Të tjera
Aktuale
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e
Lajme
Fenomeni i rrallë “shi i kuq”, çfarë pritet të ndodhë në qiell?
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë
Aktuale
Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi: 661 prej tyre ishin shqiptarë
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi