Gazeta Sinjali mëson se tre persona janë identifikuar si të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, në incidentin e armatosur që ndodhi mbrëmjen e 5 janarit 2026 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.
Të dyshuarit janë: Gabrijell Shala, Egzon Reshani, Arlind Hoxha.
Sipas hetimeve fillestare, të dyshuarit dyshohet se janë përfshirë në një shkëmbim zjarri me armë zjarri, ku si pasojë janë plagosur dy persona. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Hetimet kanë zbuluar se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ndërsa pas të shtënave, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Me autorizim të Prokurorisë së Shtetit janë kryer bastisje në disa lokacione të lidhura me të dyshuarit, por ata nuk janë hasur dhe aktualisht ndodhen në arrati. Për këtë arsye, të njëjtit janë shpallur në kërkim policor.
Rasti po trajtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa njësitë rajonale të hetimeve janë duke vazhduar veprimet për kapjen e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti të rëndë.



Të tjera
Lajme
Vushtrri: Dy persona dhunojnë një femër
Dy persona janë arrestuar në Vushtrri,
Lajme
Të premten fillon gjykimi i dytë për Thaçin dhe të tjerët në Hagë
Të premten do të jetë seanca
Ekskluzive Lajme
Si u kapën 1 milion euro në kufi?
Rreth një milion euro të padeklaruara