Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletëvotimet të cilat do të shpërndahen në vendvotime, në të cilat do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarët e 18 komunave.
Në fletëvotimet e raundit të dytë gara zhvillohet vetëm mes dy kandidatëve që arritën të fitojnë më së shumti vota në raundin e parë të 12 tetorit.
Shtypja e fletëvotimeve është bërë në Slloveni, ndërkaq shpërndarja e tyre planifikohet të bëhet një ditë para ditës së zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se “sipas vendimit të KQZ-së janë shtypur 1,158,015 fletëvotime apo rreth 16% më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund. Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë”.
Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Votimi do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.




Të tjera
Lajme
Shqipëria e parafundit në Europë për lumturinë, Kosova e para në Europën juglndore
Niveli i korrupsionit dhe mungesa e
Lajme
Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut
Aktuale
Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje
Ish-zyrtari i lartë i misionit të