Rinor Nuhiu, këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq lidhur me deklaratat e tij për mënyrën se si presidentja Osmani ka hyrë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Nuhiu në një postim në platformën X shkruan se fabrika e lajmeve të rreme e Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit po punon me orar të zgjatur, gjersa shtoi se presidentja Osmani është akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së, si çdo kryetar shteti tjetër.
“Gënjeshtra pas gënjeshtrash. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk u ‘fut kontrabandë’ në OKB nga ‘një vend tjetër’, as nuk hyri si ‘turiste’. Ajo është e akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së… si çdo kryetar shteti tjetër. Serbia mund të bërtasë sa të dojë. Faktet nuk ndryshojnë. Kosova është këtu. Dhe është këtu për të qëndruar. Përgjithmonë Kosova”, shkruan Nuhiu.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet