Kreshnik Çollaku, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë pjesëmarrja e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të themeluar nga presidenti amerikan, Donald Trump ka një vlerë të shumëfishtë për Kosovën.
Ai ka thënë se kjo është konfirmim i shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Sipas tij, ky anëtarësim do të ndal edhe pengesat nga vendet mosnjohëse të Kosovës e sidomos përpjekjeve të Serbisë dhe Rusisë për bllokim dhe izolim të Kosovës.
“Është pesha e shumëfishtë për Kosovën. Kosova gjendet në epiqendrën e këtij projekti amerikan. Ngjarje me efekt të jashtëzakonshëm për Kosovën. Është konfirmim i plotë i shtetësisë së Kosovës, sovranitetit të Kosovës, i vendosjes së Kosovës në krah të djathë dhe aleancë të pa zgjidhshme të qartë strategjike me fuqinë më të madhe të globit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova sot i ka dhënë nokdaun final skenave serbo –ruse për bllokimin dhe izolimin e saj”, ka thënë ai në Tëvë1.
Çollaku ka thënë se Bordi i Paqes do të jetë organizata më e fuqishme për rendin, paqen e zhvillimin .
“Jo vetëm që prejkson vizioin amerikane për rendin botëro, marrdhëniet ndërkombtare, konfrlitet , paqen dhe zgjidhjen e tyre, ka me qenë një organizata e re ndërkombtare mbase më e fuqishmja e globit një simetrie e vizionit amerikane për rendin, paqen në botë dhe zhvillimin”, tha ai.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite