Kasolli: Nderimi i Kurtit e Osmanit nga UP, nënshtrim ndaj këtij regjimi – po rikthehet modeli kur ky insitucion e nderonte Titon

 

Njohësi i çështjeve politike, Afrim Kasolli, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar Universitetin e Prishtinës që do t’i nderojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Siç shkroi ai në një postim në Facebook, kjo që UP-ja ka vendosur ta bëjë, tragon “përmasën e nënshtrimit ekstrem shoqëror ndaj pushtetit të regjimit të ri”.

“Per ta kuptuar permasen e nenshtrimit ekstrem shoqeror ndaj pushtetit te regjimit te ri, te personfikuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osami, vlen te ceket vetem nderimi qe Universiteti i Prishtines do t’i beje deputetit dhe liderit te Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe presidentes Vjosa Osmani, me nje titull te shpifur “Alumni Nderi” me motivacionin se keta dy personalitete duke qene ish-studente te ketij insitucioni akademik kane bere emer ne vend dhe ne bote”, shrkoi Kasolli.

Ai thotë se në vend të kësaj, nga UP-ja duhej të artikuloheshin kritika.

“Ne vend se nga ky kuader te aritikulohej kritika se si te njejtit po e mbajne peng vendin duke e bllokuar demokracine, shperfillur detyrimet kushtetuese ne menyre konstante dhe ne rastin e Qeverise duke i uzurpuar dy pozita, njëkohësisht ate te legjislativit dhe ekzekutivit, te konfirmuar me vendim Gjyakate, Universiteti i Prishtines vendos t’i dekoroje per kete sjellje abuzive. Nuk thuhet me kot, “para se t’i luftojme tiranet duhet t’i luftojme skllevërit”. Dhe mjerisht kjo fryme e nenshtrimit sot po gjenerohet nga keto sjellje te ketij insitucioni”.

“Vetem mund te mirret me mend se cfare reagimi shoqeror do te kishte sikur per keto sjellje te ishin bekuar me kurora te tilla te turpi, ish-perfaqesuesit e “regjimit te vjeter”. Por sot thujase te njejtit i ka kapluar nje heshtje mortore. Ashtu sic u pajtuan per ta legalizuar shndërrimin e hapësirave te brendshme te Universitetit ne amfitater per propagandën e partise ne pushtet, duke i ndryshuar brenda nates rregullat e brendshme, qe t’i mundësonin asaj mbajtjen e Keshillit te Përgjithshëm”, shkroi ai.

Kasolli shkruan se si UP-ja dikur ndante tituj nderi për personalitete si ish-presidentin amerikan Bill Clinton e shkrimtarin Ismail Kadare.

“Nese dikur Universiteti i Prishtines ndante tituj nderi per ish-presidentin Bill Klinton e shkrimtarin e perjetshem Ismail Kadare, sot kete gje e bene per Albin Kurtin e Vjosa Osamin. Mbase atyre qe kane vendosur per kete nderim keta te fundit u duken edhe me te mëdhenj se te paret. Duke e rikthyer keshtu frymen e modelit kur ky insitucion e nderonte ish-diktatorin jugosllav, J.B.Tito me shume se cdo personalitet tjeter”.

Të tjera