Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka ndarë rreth 3 milionë euro për mirëmbajtjen e autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”.
Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), më 1 janar të këtij viti është rekomanduar dhënia e kontratave për katër lote, të cilat janë shpërblyer grupeve të operatorëve ekonomikë.
Loti i parë i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë “Lika Trade” Sh.p.k., Lika Company Sh.P.K. dhe Isniq–Deçan, me çmim të ofertës në vlerë 913,320.00 euro. Loti i dytë është rekomanduar për grupin VARNA Sh.P.K., ILEA – GR Sh.P.K. dhe EL-BAU Sh.P.K., me vlerë të ofertës 758,413.44 euro. Loti i tretë i është dhënë OE Damastion Project Sh.P.K. dhe ISA KASTRATI, me çmim të ofertës në vlerë 658,838.25 euro, ndërsa loti i katërt është shpërblyer grupit EUROKOS Holding Sh.P.K. dhe VIA, me vlerë 549,472.61 euro.
Vlera totale e kontratave për këto katër lote arrin në rreth 2.88 milionë euro, mjete këto të dedikuara për mirëmbajtjen e autostradave kryesore të vendit.




Të tjera
Aktuale
Rritjeve të çmimit të naftës në Kosovë- OEK del me dy propozime
Oda Ekonomike e Kosovës ka dhënë
Lajme
Izraeli sulmoi impiantin më të madh të gazit në Iran
Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar infrastrukturën
Lajme
Rasti në Pejë: Bashkëshortja i dërgoi video burrit duke e kërcënuar se do ta vrasë fëmijën e tyre
Detaje të reja janë mësuar mbi