Një kosovar me inicialet F.Xh. është ekstraduar mbrëmë nga Italia në Kosovë.
Policia njoftoi se 34-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës u ekstradua në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Ai ishte dënuar me 20 muaj burgim për vrasje në tentativë.
“Më datë 20.08.2025, rreth orës 20:15, është realizuar me sukses ekstradimi nga Italia në Kosovë i të dënuarit F.Xh., 34 vjeç nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, me qëndrim të përkohshëm në Itali. Ekstradimi është kryer në bazë të Urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas nenit 146 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPK). I njëjti me aktgjykim të plotfuqishëm (nga data 16.02.2019) nga Gjykata Themelore në Prizren është dënuar me njëzet (20) muaj burg, por i njëjti iu ka shmangur vuajtjes së dënimit”, thuhet në njoftim.
Policia tha se ai “është dorëzuar nga autoritetet kompetente italiane në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pranuar nga zyrtarët policor të Stacionit Policor Suharekë, dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit”.
“Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet