Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar zyrtarisht krijimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.
Sipas Kamberit, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për “angazhim në zhvillimin ekonomik të Luginës”, këto komuna vazhdojnë të jenë ndër më të pazhvilluarat në nivel republikan.
“Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Asaj i duhen investime konkrete, mbështetje financiare dhe lehtësime për investitorët,” ka deklaruar Kamberi, duke shtuar se ka iniciaur te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
Propozimi: Fond prej 10 milionë euro në vit.
Propozimi i tij parashikon që fondi të ketë një buxhet vjetor prej 10 milionë eurosh dhe të menaxhohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të garantuar transparencë të plotë.
“Përfitues të fondit do të jenë: Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shoqëria civile, mediat lokale, organizatat sportive, bizneset e vogla dhe të mesme. Objektivat kryesore të fondit: Financimi i projekteve infrastrukturore për biznesin dhe qytetarët, mbështetja e hapjes së vendeve të reja të punës përmes subvencioneve dhe trajnimeve, stimulimi i investimeve të huaja dhe vendore me lehtësime tatimore, zhvillimi i arsimit dhe aftësimit profesional sipas kërkesave të tregut të punës, subvencionimi i bujqësisë përmes një linje të veçantë dhe mbështetja e bizneseve, mediave dhe OJQ-ve për të konkurruar në projektet e ministrive”, ka shkruar ai.
Kamberi theksoi se ky fond është një hap konkret për të ndalur trendin e emigrimit të të rinjve dhe për të krijuar një të ardhme me perspektivë për banorët e Luginës së Preshevës./KP/



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet