Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, i ka shprehur mirënjohje krejt ekipit të tij për sukseset e arritura në tri olimpiadat, në të cilat Kosova ishte pjesëmarrëse.
Kuka xhudistët i quajti heronj.
“Ju faleminderit nga Zemra. Mbushët rrathët Olimpik me medalje”, u shpreh Kuka.
Kosova në tri Lojërat Olimpike nuk shpëtoi pa marrë medalje.
Në “Rio 2016”, ishte “mbretëresha e xhudos” Majlinda Kelmendi, ose që ishte stolisur për herën të parë në historinë e xhudos kosovare, me medaljen e artë.
Katër vjet më vonë, dy xhudiste tjera, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, morën të artën në “Tokyo 2020”.
Ndërkaq në “Paris 2024”, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu i sollën vendit dy medalje, të argjendten dhe të bronztën.
Kështu duke arritur numri i përgjithshëm i medaljeve në pesë.
“Mirënjohje Majlindës e Fatosit për punën afër meje! Agronit Presidentit tonë falënderim të veçantë! Klubit më të mirë në Botë një falënderim i veçantë Judo Team Ippon -Peja,We make Champions of the World. Gjithë komunitetit të xhudos që jemi pak por me vlera shumë. Komiteti Olimpik e Ministria e Sportit ishin afër nesh me përkrahje sa herë kishim nevojë!”, u shpreh mes tjerash Kuka.



Të tjera
Kosova Lajme
Nga 1 marsi – 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Nga 1 marsi 2026, Trafiku
Aktuale
Deputeti i PDK-së tregon se çfarë presidenti po kërkon Albin Kurti
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka
Aktuale
Edhe pak ditë afat, takimet Kurti-Hamza-Abdixhiku ‘‘s’nxorën’’ emër për president
Anipse afati për zgjedhjen e presidentit