Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka thënë se aktualisht Kosova është në një situatë të keqe pasi Administrata e Donald Trump ka vendosur të pezullojë Dialogun e planifikuar Strategjik.
Sipas Joseph, ky është një vendim shumë serioz meqë është përmendur Kurti në mënyrë specifike.
“Pajtohem që Kosova është në një situatë të keqe tani kur shihni se këtë muaj administrata Trump pezulloi dialogun strategjik. Ky është një hap shumë serioz. Ata përmendën konkretisht kryeministrin Kurti, deklaratat dhe veprimet e tij. Dhe ata vunë në dukje se kanë rrezikuar progresin, progresin e fituar me mund, që nuk është arritur prej vitesh”, ka thënë Joseph për Kosovo Online.
Ai ka kujtuar se Kurti ka pasur probleme me SHBA-në edhe gjatë kohës së presidentit Joe Biden.
“Gjatë kohës së Bidenit, pati vështirësi të përsëritura me qeverinë Kurti. Dhe tani kjo vazhdon. Dhe kjo nuk është mirë, veçanërisht sepse Serbia kohët e fundit ka nisur një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara. Pra, kjo nuk është një situatë e mirë për Kosovën”, theksoi Joseph./



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet