Numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese, me një rritje të ndjeshme të raporteve ku viktimat janë kryesisht gratë dhe vajzat, por edhe burrat, të cilët shpesh përjetojnë dhunë psikike dhe fizike.
Gazeta Sinjali raporton për një rast të fundit të dhunës në familje, i cili ka ndodhur në Lipjan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Siç mëson Sinjali, rreth mesnatës, në fshatin Bujan, një 25-vjeçar ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, rreth 23-vjeçare, me të cilën bashkëjeton dhe kanë një fëmijë trevjeçar.
Në deklaratën e tij, 25-vjeçari ka theksuar se gruaja e ka kapur për fyti dhe i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Nga ana tjetër, edhe bashkëshortja ka pretenduar se është kapur për fyti nga burri i saj. Të dy palët kanë marrë trajtim mjekësor dhe kanë siguruar raporte mjekësore për lëndimet që kanë pësuar.
Në vendngjarje ka ndërhyrë Njësia e Dhunës në Familje, e cila ka marrë veprimet e duhura. Po ashtu, Prokuroria ka autorizuar hapjen e hetimeve për rastin, që është regjistruar si “Dhunë në Familje”.
Pas ndalimit, 25-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt dhe është kthyer në banesën ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijën.
Nga ana tjetër, gruaja është strehuar tek vëllai i saj në qytetin e Lipjanit.



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës