Mundi i më shumë se 365 ditëve pune në ara po jep frytet e veta. Në fshatrat e Istogut, ku vetëm tre pronarë zotërojnë mbi 60 mijë ari tokë, është duke u korrur gruri që me besim po dorëzohet në kompaninë më të madhe për grumbullim e përpunim në vend – M&Sillosi në Xërxë.
Fermerët thonë se ky bashkëpunim shumëvjeçar po u jep siguri e rezultate.
“Për këtë vit jemi shumë të kënaqur. Kemi rekorde të reja dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me firmën më të madhe, M&Sillosi”, pohoi një fermer nga Istogu.
Në M&Sillosi, procesi i pranimit të grurit zhvillohet me kujdes të veçantë. Pas dorëzimit, gruri i nënshtrohet analizave laboratorike për të matur parametrat si lagështia, pastërtia dhe niveli i proteinave – elementë thelbësorë për cilësinë e miellit që do të prodhohet.
“Ne si kompani kemi krenari që i kemi ofruar fermerëve një treg të qëndrueshëm për dorëzimin e të korrave. Kjo ka dhënë rezultat – çdo vit po rritet sasia e grurit që pranojmë”, tha Blend Broqi, Menaxher i Laboratorit dhe Kontrollit Teknik në M&Sillosi.
Edhe agronomët që ndjekin nga afër procesin, vlerësojnë përfitimet që M&Sillosi u ofron fermerëve.
“Përveç kushteve teknike dhe profesionale, kjo kompani ofron edhe transport për fermerët, çka është një lehtësim i madh për ta”, tha Kushtrim Zogaj, agronom.
Kapaciteti i magazinimit të grurit në këtë kompani arrin deri në 60 mijë ton, ndërsa çdo ditë fermerët nga të gjitha anët e Kosovës formojnë radhë të gjata në hyrje të objektit, dëshmi e besimit që ata kanë ndërtuar ndër vite.
“Që nga paslufta, çdo herë kam dorëzuar grurin këtu. Kurrë nuk kam pasur ndonjë problem dhe gjithmonë më është ofruar ajo që kam kërkuar. Besoj se kështu do të vazhdojë”, tha Kaqel Morina, i cili me këtë punë merret tash e sa vite.
Fermerët kanë gjithashtu fleksibilitet në mënyrën e kompensimit: mund të shkëmbejnë grurin me miell ose ta shesin atë direkt, duke zgjedhur atë që u përshtatet më mirë nevojave të tyre.
Në një kohë kur siguria ushqimore dhe përkrahja ndaj bujqësisë po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, modele si ky mes M&Sillosit dhe fermerëve tregojnë se prodhimi vendor mund të ketë sukses – nëse mbështetet me seriozitet dhe profesionalizëm. /Klankosova.tv



Të tjera
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën
Aktuale
Trump paralajmëron se “të shtënat do të fillojnë” nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar