Stuhia tropikale Maria ka zbarkuar në rajonin verior të Japonisë, Iwate, duke e goditur vendin me shi të rrëmbyeshëm i cili ka ndërprerë fluturimet dhe shërbimet hekurudhore, ndërsa ka detyruar njerëzit në disa zona të evakuoheshin.
Deri më tash, nuk ka raportime për viktima.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për rreziqe nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet pas reshjeve rekorde të dy ditëve të fundit në disa qytete të rajonit.
“Qeveria do të bëjë më të mirën për të trajtuar situatën”, tha kryeministri japonez, Fumio Kishida.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë informacion për banorët dhe të mbështesim ata që evakuohen”, shtoi ai.
Ndryshe, trenat dhe shërbimet e rregullta janë pezulluar në Iwate dhe zona të tjera veriore, ndërsa Japan Airlines dhe All Nippon Airways gjithashtu kanë anuluar fluturimet nga rajonet e prekura.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në