Mediat izraelite po raportojnë se objektivat kryesore të sulmeve ndaj Iranit ishin lideri suprem Ajatollah Ali Khamenei, zyrtarët e lartë iranianë si dhe depot e materialeve bërthamore të Iranit.
Sakaq, Channel 12 raporton se një prej zyrtarëve të lartë që u vra gjatë sulmeve ishte Ali Shamkhani, një këshilltar i Khameneit dhe përgjegjës për programin bërthamor.
Sipas mediave izraelite gjatë operacionit të sotëm u vra edhe Shefi i ushtrisë së Iranit, Amir Khatami.
Amir Khatami, komandant i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, është eliminuar”, raportuan mediat, megjithatë lajmi nuk është konfirmuar nga burime iraniane.
Ndërkohë Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, kreu i gjyqësorit të Iranit, thuhet se u vra gjithashtu gjatë sulmeve.
Mohseni-Ejei më parë mbikëqyrte gjyqësorin e Iranit, i cili është përballur me kritika ndërkombëtare për dënimet e ashpra të dhëna gjatë shtypjes së protestave të janarit. Thuhet se ai caktoi vendosi dënimin me vdekje për mijëra protestues.



Të tjera
Sport
Kosova dhe Shqipëria sot kërkojnë hapin drejt Kupës së Botës
Kombëtarja e Kosovës do të përballet
Aktuale
Qeveria pa veprim për lehtësimin e barrës së qytetarëve nga shtrenjtimi i naftës
Hiç kufizimit të fitimit për kompanitë,
Lajme
Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit
Një person ka pësuar lëndime ditën