Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të një kuadri armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA.
Armëpushimi i cili do të lejojë: lirimin e shpejtë të të gjithë pengjeve që mbahen në Gaza, tërheqjen e forcave izraelite deri në një pikë të rënë dakord, si dhe lirimin e një pjese të të burgosurve palestinezë, raporton CNN.
Presidenti Donald Trump deklaroi se pengjet pritet të lirohen të hënën. Megjithatë, njoftimi i tij nuk i trajtoi disa pika të ndjeshme të marrëveshjes, si çarmatimi i Hamasit dhe e ardhmja e qeverisjes në Gaza.
Donald Trump e bëri njoftimin në platformën Truth Social, ku shkroi:
Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të Planit tonë të Paqes. Kjo do të thotë se TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord, si hapi i parë drejt një Paqe të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përhershme. Të gjitha palët do të trajtohen me drejtësi! Kjo është një DITË E MADHE për Botën Arabe dhe Myslimane, Izraelin, të gjitha vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falënderojmë ndërmjetësit nga Katar, Egjypti dhe Turqia, të cilët punuan me ne për ta bërë këtë ngjarje historike dhe të paprecedentë të mundur. Lum ata që sjellin paqe!”, tha ai.
Duke folur, Trump tha se pret që pengjet të lirohen të hënën. Ai nuk dha hollësi nëse do të udhëtojë në rajon, megjithëse Benjamin Netanyahu e ka ftuar të mbajë një fjalim në parlamentin izraelit të dielën.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti marrëveshjen një “sukses diplomatik dhe fitore kombëtare e morale” për vendin e tij. Hamasi falënderoi Trumpin dhe të gjithë ndërmjetësit e përfshirë: Katar, Egjypti dhe Turqia.
Familjet e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza dhe ata që janë liruar më herët nga Hamasi festuan lajmin. Edhe palestinezët në Gaza e festuan me kujdes, me shpresën se kjo marrëveshje mund të sjellë fundin e luftës izraelite në territor.



Të tjera
Aktuale
Lladrovci kritikon Hamzën: S’mund ta barazoni shkakun dhe pasojën
Kryetari i Drenasit, Ramiz
Aktuale
Europarlamentari Reuten: T’i hiqen masat Kosovës, t’i procesohet aplikimi për anëtarësim në BE
Anëtari i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten,
Aktuale
Paraburgim për B.K që iu kapën 120 kilogramë drogë në autobusin pa pasagjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar