Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku deklaroi se nëse ky subjekt politik nuk bëhet pjesë e Kuvendit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, sipas saj, Kosova do të shkojë sërish në krizë.
Izmaku tha se Nisma është ajo parti që bën diferencën në parlament, transmeton Klankosova.
“Nëse Nisma nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, vendi do të jetë përsëri në krizë, sepse Nisma e bën diferencën në Kuvend”, u shpreh ajo.
“Besoj që votuesi kosovar, votuesi jonë është jashtëzakonisht politik, dhe e aksepton kur synim i një lidershipi e ka një qëllim shumë më të madh se një votë personale. Lideri Limaj e ka shfaq në të gjitha intervistat, edhe ne vartësit e tij e kemi treguar se qëllimi nuk është me mbizotëru në skenën politike, por duhet të bëhet pak më shumë, sepse realisht Kosova nuk e ka luksin sot me pas tentativën me mbizotëru në skenën politike, por me qenë pjesë e zgjidhjes së problemit”, tha ish-deputetja.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga