Valdet Hoxha, ish-zv.ministr i Punëve të Brendshme, hapjen e urës së re në pjesën veriore të Mitrovicës, e sheh në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
Ai paralajmëroi se, për shkak të situatës së brishtë politike dhe të sigurisë, ka mundësi që ura të përdoret si pretekst nga udhëheqësit serbë lokalë.
“Hapja e urave është në shërbim të qytetarëve të gjithë komuniteteve. Duke njohur situatën politike dhe të sigurisë atje nuk mund ta përjashtojmë që mund të përdoret si pretekst nga ana e komunitetit serb liderëve të tyre që marrin urdhër nga qeveria në Beograd që të japin kuptim tjetër gjoja kjo urë është rrezik për ta”, ka deklaruar Hoxha.
Hoxha ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të mos dëmtojnë urat diplomatike me partnerët ndërkombëtarë përmes veprimeve të tyre në terren.
“Kjo urë është që lidhë qytetarët në atë vend. Duhet ta kenë të qartë institucionet që ndërtimi i këtyre urave mos ti dëmtojë urat diplomatike me partnerët ndërkombëtarë”, potencoi ai. /Frontonline



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,