Ymer Havolli, ish-kryetar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka sqaruar situatën lidhur me rëniet e fundit të aseteve të Trustit, duke theksuar se nuk mund të flitet për humbje reale.
Ai shtoi se ekonomia e tregut nuk njeh humbje të përgjithshme, por cikle humbjesh dhe ringritjesh të përsëritshme. Sipas tij, edhe rëniet e fundit tashmë kanë filluar të rikuperohen, duke kaluar nga një rënie prej -9% në -3%. Ai theksoi gjithashtu se aset menaxherët që mbajnë mjetet kanë ndjeshmëri të lartë ndaj tyre dhe veprojnë me prerje të humbjes kur është e nevojshme. Por, sipas tij, nëse Trusti i mban aksionet, rënia ciklike e mjeteve trajtohet si e përkohshme dhe zakonisht rikuperohet brenda pak ditësh.
““Nuk mund të klasifikojmë si humbje. Shkak se investimet që bëhen në tregjet financiare, asetet e TRUSTIT bëhen për një afat gjatë kohore. Rënie ciklike të këtyre mjeteve që mundet me qenë në 3, 6, 9 apo 1 vit. Asetet apo aksionet të cilat i ka Trust të investuara në aset menaxher të jashtëm, si asete ekzistojnë. Nga lëvizjet që lindin, pastaj, ekonomia e tregut nuk njeh humbje të përgjithshme, por njeh cikle të humbjeve dhe ringritje të përsëritshme. Rëniet e fundit, janë rikuperu nuk janë 100 milionë, prej disa ditëve ka rënë-9 , në -3. Tregjet financiare e çuditshme, bien për një deklaratë sikurse deklarata e Trump për vendosjen e sanksioneve ndaj Kinës. I kundërpërgjigjen, me tarifa të tyre. Vendosja e tarifave reciproke, e bën një përshpejtim të rënies së aseteve brenda SHBA-ve. Aset menaxherët që i posedojnë mjetet, kanë njdeshmëri ndaj mjeteve. Ajo ndjeshmëri, prerje e humbjes. Nëse i kemi aksionet, ne i ruajm dhe kjo rënie ciklike e mjeteve, shkon duke u ngritur. Trajtohet si rënie e përkohshme. Rikuperohet brenda pak ditësh.”, deklaroi Havolli.



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës