Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka deklaruar se agjenda politike po e ngufat ekonominë e vendit.
Ai ka treguar se sa para ka humbur Kosova që nga zgjedhjet e 9 shkurtit deri më tani, periudhë gjatë së cilës vendi ende nuk ka një qeveri të re.
“Sa negative ka qenë situata, tregon fakti që Kosova nuk është pjesë e ndarjeve të fondeve të destinuara për Ballkanin Perëndimor, që përbëjnë një cikël prej rreth 880 milionë eurosh. Këto fonde janë goditur në vetë thelbin e sektorëve vitalë të ekonomisë së shtetit, por edhe të vetë ekonomisë së Kosovës. Vlen të theksohet se 613 milionë euro janë projekte të pezulluara.
Janë dy procese paralele që ndihmojnë çdo shtet, fondet IPA 2 dhe IPA 3, nga të cilat Kosova ka humbur përafërsisht 580 milionë euro. Këto janë tri fusha substanciale për funksionimin e shtetit që janë goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë, kemi mjedisin, i cili është dëmtuar me 350 milionë euro, energjetikën, që është dëmtuar me 114 milionë euro, dhe aspektin e kulturës, që ka qenë në fokus të mbështetjes nga donatorë të ndryshëm, por është goditur me 15 milionë euro”, u shpreh Gërxhaliu. /KlanKosova



Të tjera
Showbiz
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Dashi – Kjo ditë ju gjen energjikë
Aktuale
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shembull i bashkëjetesës fetare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim
Lajme
Dhunë në familje në Prishtinë: Gruaja raporton bashkëshortin për sulm fizik
Numri i rasteve të dhunës në