Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i ekzekutivit përfundon me përmbylljen e mandatit katërvjeçar të Kuvendit (që është rasti në situatën aktuale), me votimin e suksesshëm nga Kuvendi të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, me dorëheqjen e kryeministrit, apo me shpërndarjen e Kuvendit.
Por përkundër votimit të këtij ligji, anëtarët e kabinetit qeveritar, vazhdojnë të veprojnë ndryshe.
Ata përveç se nuk kanë dhënë dorëheqje, kanë vazhduar të marrin vendime në Qeveri.
Ishte Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave ai i cili mori një vendim administrativ të martën, e pas tij edhe Qeveria e Kosovës mbajti një mbledhje të mërkurën, ku u morën disa vendime, që po konsiderohen si jo Kushtetuese dhe anti ligjore, nga njohësit juridik.
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka deklaruar se të gjitha vendimet e marra nga Qeveria pas dorëheqjes së kryeministrit janë të kundërligjshme.
Sipas Shalës, këto vendime mund të kontestohen nga palët që kanë interes juridik, dhe mund të anulohen përmes procedurave gjyqësore.
“Të gjitha ato vendime janë të kundërligjshme. Duhet t’i atakojnë ata që kanë interes juridik dhe ato anulohen”, shprehet Shala. /Frontonline



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu