Is h-aktivisti i VV-së zbulon se si njerëzit e Kurtit ia çelën derën EFT-së së Hamoviqi

 

Berat Lahu, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpjeguar në mënyrë kronologjike se si të emëruarit e Albin Kurtit cenuan sigurinë nacionale me vendimin e vitit 2021, duke licencuar kompaninë “EFT” të biznesmenit serb, Vuk Hamoviq. Siç sqaroi ai në “Debat Plus”, ndonëse Hamoviq kishte aplikuar një vit më herët, drita e gjelbër iu dha pikërisht gjatë qeverisjes Kurti 2, në kohën kur kryesuesi dhe gjysma e Bordit të ZRrE-së ishin emëruar nga Vetëvendosje.

Lahu kujtoi deklarimet e dikurshme të Albin Kurtit, të cilat ai thotë se i ka marrë shumë seriozisht. Megjithatë, ai shpjegoi se si pikërisht në kohën kur Vetëvendosje erdhi në pushtet, ndodhi e kundërta e asaj që ishte premtuar publikisht nga Kurti: EFT jo vetëm që nuk “zhduket nga trevat shqiptare”, por licencohet për të operuar në tregun e energjisë në Kosovë.

“Nëse e sheh zotin Kurti në deklarimet e tij të cilat unë i kam marrë shumë seriozisht sepse kom besu në to që ashtu duhet të jetë, ka qenë që EFT-ja duhet të zhduket nga trevat shqiptare. Ajo që më ka shqetësuar mua është që vendimi i parë i Ymer Fejzullahut si kryesues i Bordit të ZRrE-së është licencimi i EFT-së në Kosovë”,deklaroi Lahu.

Ai shpjegoi se si biznesmeni Vuk Hamoviq, nëpërmjet EFT-së, e themeloi një kompani në Kosovë rreth vitit 2015, ndërsa në dhjetor të vitit 2020 kjo kompani aplikon për licencim në ZRrE.

EFT, Vukhamoviçi në vitin 2015 nëse nuk gaboj e themelon një kompani në Kosovë – EFT dhe në dhjetor 2020 aplikon për licencim. Deri në atë kohë, deri në vitin 2020 kur KOST del nga konjeksioni me Serbinë, rryma ka kalu nëpër Serbi”, tha ai.

“Në momentin që KOST pavarësohet, Serbia e ndërpret mundësinë e qarkullimit të energjisë në kuptimin e ankandeve e kështu me radhë dhe Kosovës i duhet që të bashkëpunojë ose të shkëmbej rrymë nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Më 1 dhjetor, Komiteti merr vendim që KOST të pavarësohet, më 1 dhjetor Vukhamoviç aplikon për licencë në ZRrE dhe më 14 dhjetor zyrtarizohet dalja e KOST nga rrjeti interkonektiv me Serbinë dhe më 2 shtator, Ymer Fejzullahu i jep licencën EFT-së. Jo vetëm Fejzullahu por gjysma e Bordit të ZRrE-së në atë kohë zgjidhet nga Vetëvendosja, zgjedhen dy anëtarë dhe kryesuesi – që janë shumica; 3 nga 5 dhe ka vendimmarrje.” – shpjegoi Lahu.

EFT, sipas tij, licencën e mori licensën në vitin 2021, në kohën kur në qeveri ishte tashmë Vetëvendosje dhe kur kryesuesi i Bordit të ZRrE-së ishte pikërisht një person i përzgjedhur nga kjo parti.

“EFT licencën e merr në 2021-ës dhe prej asaj që ne vazhdimisht kemi qenë kundër, vjen dhe licensohet në kohën kur në qeveri është Vetëvendosje dhe kryesuesi i Bordit është dikush që është përzgjedhur nga Vetëvendosje.

Kjo për mu, kur e kam marrë vesh, ka qenë e pakapshme sepse kanë qenë dy elemente të ndryshme pse s’është dashur të ndodh kjo – pse duhet t’i hiqet licensa EFT-së e që mund të bëhet. Energjia, krahas ujit dhe telekomunikacionit, janë resurse dhe infrastrukturë kritike për një shtet. E dini rastin e Ibër Lepencit – krejt Evropa e ka pranu që është infrastrukturë kritike, sulmi aty është sulm terrorist.” – shtoi ai.

Të tjera