Irani përpiqet ta sfidojë SHBA-në, Khamenei mesazh shteteve të Gjirit Persik

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, i ka bërë thirrje vendeve arabe të Gjirit që të distancohen nga SHBA dhe Izraeli, duke deklaruar se “epoka e dominimit amerikan ka përfunduar”.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Khamenei u kërkoi fqinjëve jugorë të Iranit të “vëzhgojnë me kujdes” zhvillimet dhe të “qëndrojnë në anën e duhur”, duke i paralajmëruar të mos u besojnë “premtimeve të rreme” të SHBA-së dhe Izraelit, raporton CNN.

Sipas ekspertit Hasan Alhasan nga International Institute for Strategic Studies, Irani e sheh veten në një pozitë më të fortë pas armëpushimit, duke pretenduar se i ka rezistuar sulmeve dhe ka detyruar SHBA-në të pranojë ndalimin e luftimeve.

Megjithatë, shtetet e Gjirit mbeten skeptike. Ato kanë qenë objekt i sulmeve me raketa dhe dronë gjatë konfliktit dhe pritet të mos pranojnë ndikimin apo “udhëheqjen” e Iranit në rajon, pavarësisht zhvillimeve të fundit

Të tjera