Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë.
IPK ka treguar se bëhet fjalë për një incident të ndodhur në një fshat të Komunës së Klinës.
“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së kurse incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një lokal në fshatin Rigjevë të Komunës së Klinës.”, thuhet në njoftim.
Nga hetimet e deritanishme të IPK-së dyshohet, se dy zyrtarët policorë kanë shtënë me armë që dyshohet të mos jetë armë zyrtare (në bazë të provave të gjetura në vendngjarje) dhe të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Përdorim i armës”.
“Lidhur me rastin e njëjtë hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin edhe të një rreshteri policor të Stacionit Policor të Klinës pasi që i njëjti në cilësinë e pronarit të lokalit me veprimet e tij ka penguar hetimin zyrtar të IPK-së, duke ndikuar në zhvillimin e procedurave dhe mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes dhe me këtë rast i njëjti është i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas veprës penale”.”, thuhet në komunikatë.
Hetuesit e IPK-së kanë njoftuar se në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.



Të tjera
Lajme
S’ka raportime nga shtetet e Gjirit për sulme gjatë natës, për herë të parë që prej fillimit të luftës
Është mëngjes në Gjirin Persik, ku
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën