Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Zejnullahun, që vdiq dje pas arrestimit nga policia në Lipjan.
“Me urdheresë nga Prokuroria e Shtetit, dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është kryer autopsia për të ndjerin Agon Zejnullahu. Autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës. Ne kemi parë sot nëpër portale të ndryshme lajmin se ka dalur raporti preliminar për rastin në fjalë. Me përgjegjësi morale e profesionale, deklarojmë se nga IML nuk ka dalur ndonjë raport i tillë, dhe ky lajm si i tillë është jo i vërtetë.”
IML thotë se janë duke bërë pëpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorin e Shtetit që e ka rastin dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë. IML është e përkushtuar në mandatin e saj ligjor, në mënyrë që të ofroj ekspertizën mjeko ligjore për organet e drejtësisë dhe qytetarët e Kosovës.”
Të tjera
Aktuale
SHBA ia bën të qartë se ai është problemi, Kurti përpiqet t’i mbajë gjallë raportet
Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë
Aktuale
Paralajmërimet për reshje shiu, komuna e Prishtinës- qytetarëve
Komuna e Prishtinës, ka reaguar me
Aktuale
Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 18 shtatorit në Debëlldeh të Vitisë
Policia në Gjilan ka njoftuar se