Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar lidhur me vdekjen e punëtorit Gani Hoxha në fshatin Grabovc të Pejës.
Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur brenda një shtëpie private të një pronari i cili jeton jashtë vendit.
“Në lidhje me publikimet në disa media rreth një rasti të ndodhur më datë 09.12.2025 në një shtëpi private në fshatin Grabovc, Komuna e Pejës, ku është raportuar gabimisht se bëhet fjalë për “aksident në vend pune”, Inspektorati Qendror i Punës sqaron opinionin publik se:
Bazuar në raportin zyrtar të inspektimit, është konstatuar se:
Ngjarja ka ndodhur brenda një shtëpie private të një pronari i cili jeton jashtë vendit.
Personi i ndjerë, ka qenë vëllai i pronarit të shtëpisë, dhe nuk ka qenë i angazhuar si punëtor, por është gjetur i lënduar brenda objektit nga punëtorët e suvatimit të angazhuar vetëm për pjesën e jashtme të shtëpisë.
Nga deklarimet e marra nga inspektorët dhe palët e pranishme (Policia) dhe nga kamerat e sigurisë, është vërtetuar se askush nga punëtorët nuk ka punuar në pjesën e brendshme të shtëpisë në momentin e ngjarjes.
Inspektorati konstaton se nuk ekziston raport punëdhënës–punëmarrës, pasi i ndjeri nuk ka qenë punëtor dhe nuk kishte marrëdhënie pune sipas Ligjit Nr. 03/L-212 për Punën dhe Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Prandaj, rasti nuk lidhet me vendin e punës dhe nuk hyn në kategorinë e aksidenteve në punë sipas legjislacionit në fuqi” thuhet në njoftim./



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga