Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Personi që u emërua është Agron Thaqi. I njëjti për një kohë të shkurtër ia doli që të merr pozitë kyçe në IML.
Një vendim të cilin e ka parë Insajderi, figuron se Agron Thaqi u punësua gjatë pushtetit të VV-së.
Thaqi, lidhi kontratë punë me IML-në në vitin 2023, dhe tashmë me vendim të ri të Qeverisë, ai do të jetë në krye të këtij Instituti.
Ai ka kaluar nga Drejtor i Departamentit për Laborator Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore në ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë.
Në arsyetim, thuhet se Pozita e Drejtorit të Përgjithshëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë ka kaluar nëpër një procedurë rekrutimi, e cila ka përfunduar pa sukses dhe aktualisht mbetet pozitë e lirë.
“Ushtruesi i detyrës sipas pikës (1) të këtij vendimi obligohet që detyrat dhe përgjegjësit e tij, t’i kryej në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. Periudha e ushtrimit të detyrës sipas pikës (1) të këtij vendimi fillon nga data 23/07/2025 dhe zgjatë sipas legjislacionit përkatës në fuqi për zyrtarët publikë.Shfuqizohet Vendimi me Nr. 338/2022 të datës 09.12.2022.Obligohet Instituti i Mjekësisë Ligjore për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendim./insajderi.org/




Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet