Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka shënuar rritje mujore prej 0,7% në muajin Dhjetor 2025, krahasuar me Nëntorin 2025. Ndërkohë, norma vjetore e inflacionit, e matur në dhjetor 2025 krahasuar me dhjetorin 2024, ka arritur në 5,3%.
Rritja mujore e çmimeve është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë elektrike (8,7%), biletave të fluturimeve (8,4%), lëndëve djegëse të ngurta si druri i zjarrit dhe peleti (3,0%), perimeve (2,9%) dhe biletave të transportit rrugor (2,2%). Rritje është shënuar gjithashtu te veshja, mishi, produktet e qumështit, si dhe mallrat për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake. Në anën tjetër, rënie mujore e çmimeve është vërejtur te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, me -1,3%.
Në krahasim vjetor, inflacioni prej 5,3% është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të pemëve (19,0%), energjisë elektrike (18,3%), shërbimeve të lidhura me transportin personal, mishit (14,4%), pushimeve të organizuara (13,5%) dhe produkteve ushqimore bazë. Edhe në këtë periudhë, rënie e çmimeve është regjistruar vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (-1,7%).
Ndërkaq, të dhënat vjetore tregojnë se IHÇK për vitin 2025 ishte mesatarisht 3,9% më i lartë krahasuar me vitin 2024. Rritja vjetore është nxitur kryesisht nga çmimet e kafesë, çajit dhe kakaos, energjisë elektrike, mishit, pemëve dhe shërbimeve hoteliere, ndërsa rënie vjetore e çmimeve është shënuar te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, me -4,6%.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite