Rezultatet preliminare të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve (KQZ) e nxorën fitues edhe për një mandat në krye të Komunës së Istogut kandidatin Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Feratin.
Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati për formimin e Qeverisë, Ilir Ferati, si anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka deklaruar se do të votonte kundër një koalicioni LVV-LDK për formimin e Qeverisë.
“Ky është mendimi im politik dhe personal duke e bazu në sjelljen e LVV-së dhe mënyrën qysh ata e kanë konsumu kohën deri tash”- tha ai kur u pyet nëse do ta çonte dorën kundër koalicionit me LVV.
Ferati ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Është vonë për pjesën e bisedimeve, sa kohë ka shku prej zgjedhjeve nacionale. Bisedimet është dashtë me u kry ma herët. Konsideroj se kjo legjislaturë duhet të marrë rikonfirmim nga elektorati, mendoj që duhet me shku drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme… Është detyrë, obligim ligjor, moral e politik e atij që fiton shumicën të ndërtojë së pari komunikimin me solidaritet e pastaj koalicionin e mundshëm”- tha ai.
Ferati ka komentuar po ashtu edhe rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet lokale në disa prej komunave të vendit, ku LDK nuk doli e para.
Për ish-bastionet e kësaj partie, si Gjilani, Vushtrria, Ferati u shpreh i habitur me rezultatin.
Për rezultatet në Gjilan, të cilat nxorën të parin Alban Hysenin e LVV-së, Ferati tha se duhet një analizë e degës së LDK në Gjilan.
Ndërsa, sa i përket koalicioneve për Asamblenë Komunale, i pari i Istogut u shpreh se së në vitin 2021 kishte qenë LVV partia të cilës Ferati i kishte ofruar koalicion por që nuk kishte marrë përgjigje nga ta.
“Po e përmend për herë të parë se në vitin 2021 ofertën e parë për koalicion ia kam bërë LVV-së, ftesë për me u ulë në tavolinë. Dhe ua kam bërë ofertën për me i hapë diskutimet. Nuk e di a janë frikësu prej meje a nga pushteti, por nuk kam marrë përgjigje fare. Është hera e parë që po e përmend”- tha Ferati në “Kallxo Përnime”.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në