Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë.
Ibishi ndaj partive politike shpreh kritika për mosformimin e qeverisë.
“Fare s’po e kuptoj, jam shumë kritik ndaj lidershipit, edhe qeverisës edhe ndaj partive politike. Me fyerje sharje nuk arrihet asgjë dhe s’po e kuptoj seriozitetin e momentit, ngase ne jemi në një situatë shumë të brishtë, jo vetëm në të sigurisë por edhe në aspekte tjera që janë integruese, që janë gati në një situatë jashtëzakonisht tektonike të sigurisë”, tha ai në Tëvë1.
Ibishi thotë se për një qeveri duhet një koalicion i qëndrueshëm, pasi që sipas tij “Kosova akoma është në ngecje”.
“Ne akoma bëjmë lojëra për ta bërë një qeveri minimaliste, apo me një parti e dy, apo me minoritete apo pa to. Duhet të bëjmë një koalicion të qëndrueshëm, s’ka rëndësi se cila parti. Ne jemi në një situatë të brishtë sigurie… akoma jemi në ngecje”, deklaroi ai.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite