Një qytetare nga Gjakova ka raportuar një rast të rëndë të dyshuar të keqpërdorimit të të dhënave të saj bankare, pasi nga llogaria në Raiffeisen Bank i ishin zhdukur rreth 2,000 euro, për të cilat nuk kishte dhënë kurrë autorizim. Përkundër kontaktimit të menjëhershëm me bankën, ajo nuk kishte marrë përgjigje zyrtare për ditë të tëra, ndërsa ndjehej e pasigurt se si dikush kishte arritur të qaset në llogarinë e saj.
Burime të Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se më 24 prill 2025, rreth orës 09:00, në Stacionin Policor në Prishtinë është paraqitur L. Z. K, e cila ka raportuar se kishte zbuluar mungesën e mjeteve financiare nga llogaria e saj bankare gjatë një kontrolli të zakonshëm online, më 17 mars 2025, rreth orës 03:43.
Gjatë hyrjes në platformën e bankingut digjital, ajo kishte vërejtur një tërheqje të pazakontë të fondeve – në vlerë prej 1,960.55 euro, të regjistruara në seksionin “fondet e rezervuara”. Bëhej fjalë për pesë pagesa të ndara, të kryera më 16 mars 2025, ndërmjet orës 09:55 – 11:00, me këto shuma:
• 571,15 €
• 333,45 €
• 379,35 €
• 327,05 €
• 299,55 €
Pas kontaktit të menjëhershëm me bankën, ajo ishte informuar se blerjet ishin kryer në dyqanin “Zara”, dhe për shkak të natyrës së dyshimtë, ishin bllokuar si fonde të rezervuara.
Ankuesja kishte bllokuar menjëherë kartelën e saj, kishte ngritur ankesë zyrtare, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje formale nga Raiffeisen Bank për shumë ditë.
Vetëm më 23 prill 2025, shuma e tërhequr paautorizim i ishte kthyer në llogari, pa ndonjë sqarim se si kishte ndodhur qasja dhe kryerja e transaksioneve.
Viktima ka theksuar se askush tjetër nuk ka pasur qasje në llogarinë e saj bankare, ndërsa numri i kartelës dhe kodi i sigurisë i ishin të njohura vetëm asaj.
Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë e të dhënave të saj në sistemin bankar dhe kërkon që të zbardhet kush ka arritur të bëjë blerjet në emër të saj.
Hetuesi i rastit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kërkuar nga ankuesja që të dorëzojë:
• kontratën bankare për blerjet online,
• pasqyrat e transaksioneve mujore për datat përkatëse.
Të tjera
Aktuale
Çfarë synohej me mbylljen e Urës së Ibrit, Jamie Shea: S’ishte ideja e ndarjes së Kosovës
24 qershori 1999 shënon ditën kur
Aktuale
DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin
Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë
Aktuale
Pikat kufitare të ngarkuara sot, pritje deri në tri orë për të dalë nga Kosova
Deri në tri orë janë pritjet