Të shtunën deri në 40C. Nga e diela rrebeshe shiu dhe rënie e temperaturës.
Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën e shtunë, me maksimale që arrin deri në 39C e 40C, lokalisht deri në 41C apo 42C.
Me zhvillime të vranësirave orëve të pasdites, rrebeshe të shkurta shiu shfaqen përreth zonave malore, e që më pas mund të kalojnë përgjatë pjesëve tjera të vendit.
Fryn erë jugore e jugperëndimore mesatare 4-10m/s. Rrebeshet ka gjasa të shoqërohen edhe me erëra të stuhishme, që mund të frynë me hove mbi 20m/s (70km/h).
Nga e diela temperaturat pësojnë një rënie në 32C e 33C, derisa priten zhvillime të rrebesheve me bubullima në pjesë të vendit, që mund të shoqërohen me erëra më të hovshme. Duke kaluar në ditët e para të javës vijuese, temperaturat vazhdojnë me rënie, deri në 24C, ditën e mërkurë.
Të hënën do të ketë më shumë intervale me diell, ndërsa nga e marta sërish priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut. Temperaturat minimale pësojnë rënie nga 20C e 21C, në 13C.
Fryn erë kryesisht jugperëndimore e lehtë dhe mesatare, 4-11m/s./MendimipërMotin/



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet