Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se një i mitur dyshohet se është abuzuar përmes rrjeteve sociale. Ai shtoi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt.
“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.”
Lidhur me këtë, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë për Gazetën Express se janë në fazën preliminare të grumbullimit të informatave dhe provave.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar një informacion të tillë në lidhje me këtë çështje. Aktualisht, çështja në fjalë është në fazën preliminare të grumbullimit të informatave dhe provave të tjera të cilat do të shërbejnë për procedurën e mëtejme hetimore. Kjo çështje penale i përket Procedurës për të Mitur, andaj kufizimi i informacioneve në këtë fazë janë konfidenciale.”



Të tjera
Aktuale
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa
Uncategorized
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milionë euro për mall kinez
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro
Uncategorized
Bajrami: Glauku mbrëmë e përsëriti gënjeshtren e Kurtit se buxhetin e morën me 2.3 miliardë euro dhe e rritën në 4
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete