Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.I., i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 6 nëntor në fshatin Golluboc të Komunës së Malishevës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se A.I., rreth orës 11:25, ka privuar nga jeta D.M. dhe N.M., të dy nga i njëjti fshat. I dyshuari, që është dhëndër i familjes së viktimave, kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten e tij, I.M., dhe fëmijët e tyre, të cilët ndodheshin aty për ceremoninë e varrimit të babait të saj.
Gjatë largimit nga shtëpia, ka shpërthyer një debat mes A.I.-së dhe vëllezërve të gruas së tij, ku më pas i dyshuari ka nxjerrë një pistoletë të llojit TT dhe ka shtënë disa herë në drejtim të D.M. dhe N.M., duke i lënë të dy të vdekur në vend.
Pas ngjarjes, i dyshuari ka hedhur armën dhe është larguar nga vendi i krimit, ndërsa viktimat janë dërguar në QKMF-në e Kijevës pa shenja jete. Të nesërmen, A.I. është arrestuar nga policia.
Prokuroria e ngarkon të pandehurin me veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ai ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh, në pritje të vendimit të gjykatës për kërkesën e paraburgimit.



Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së