Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra

Kandidati i LDK’së për kyetar të Podujevës, Ekrem Hyseni i ka reaguar përsëri në emisionin Pressing në T7, ndaj deklaratës së kryetarit të tanishëm të kësaj komune dhe kandidatit të VV’së, Shpejtim Bulliqi, pasi ky i fundit e vuri në dyshim se vëllai i Hysenit është invalid lufte.

Hyseni tregoi në Pressing se me datën 18 prill 1999 i është plagos babai, nëna, vëllai Agroni dhe motra, ndërsa tregon se nga plagosja kanë pasur fraktura të mëdha dhe kocka të thyera.

Madje ai tha se të nesërmen e po atij viti, i është vrarë vëllai 22-vjeçar.

“Moment më të rëndë në familje se datën 18 dhe 19 prill të vitit 1999 nuk kemi pas. Aty është plagos baba, nana, vëllau Agroni dhe motra. Problem ka qenë me i nxjerr prej ku janë plagos ka pas fraktura të hapura e kocka të thyera. Të nesërmen me datën 19 është vra vëllai 22-vjeçar, të njëjtën ditë janë vra edhe dy vëllezërit e nanës, dhe një djali i tij 19 vjeç. Kjo e bën një prej periudha më të vështira për familjen tonë, dhe pikërisht kjo nuk ka qenë kurrë pjesë e diskutimeve nëpër tavolinë, e televizione. Shoqëria jonë, dhe njerëzit në Llap, kurrë s’ka qenë kjo temë, kemi dasht me majt ashtu sic ka qenë”, tha ai.

Tutje, ai thotë se deklarata e Bulliqit është përtej imagjinatës njerëzore, e për këtë thotë, se e nxori në pah personalitetin e tij.

Kjo e ka nxjerr në pah personalitetin e secilit dhe aty ka dalë në pah një diçka që me ironi e injorancë flitet: Ku? Në Koliq? Cila viktimë e zgjedh vendin ku me u plagos e ku me u vra. Sot kur e menoj është përtej imagjinatës njerëzore dhe normale.

Të tjera