Vullnet Bugaqku, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), tha se reagimet ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ishin të pritshme, pasi sipas tij nuk u eci plani.
“Unë besoj që reagimet kanë qenë të pritshme për faktin se kishte një pritshmëri të madhe që ky proces do të legjitimohej dhe mënyra si e ka administruar seancën kryetari i Kuvendit, Basha”, tha Bugaqku.
Ai shtoi se reagimet kanë qenë më tepër një lloj mllefi, sepse procesi nuk është legjitimuar sipas pritshmërive të tyre.
Sipas tij, nëse do të legjitimohej, do të krijohej një precedent ku kryetari i Kuvendit mund të përcaktonte edhe kryetarët e partive politike shqiptare.
“Sepse kryetari i Kuvendit vjen nga një mazhorancë që ka 61 vota; të paktën pritet që të ketë 61 vota në parlament. Imagjinoni sikur ky precedent të legjitimohej nga Gjykata Kushtetuese. Unë besoj se partia në pushtet dhe kryetari i Kuvendit do të mund ta diktonin edhe faktikisht kualitetin e përfaqësimit të partive politike në kryesi të Kuvendit”, theksoi Bugaqku. /Betimiperdrejtesi



Të tjera
Uncategorized
Como Longsighted Arrange Backdown Learn At 777Pub Gambling Casino Brasil Spin & Win Lucrassino
A seção time slot segment make
Uncategorized
Hvilke Defrayal Handlemåte Er Ta Over Med Filipplay Kasino ◦ norsk jurisdiksjon Register & Win Casino Bit
Casinos hjelp til utnytter leve være
Uncategorized
Dépôt Choix Et Litiger Multiplication MyStakes Casino · zone euro Bet Now
registre sur du site internet chirurgie