Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, sot tha se është bërë dëm i madh që s’janë zbatuar marrëveshjet e nënshkruar në Uashington derisa ai ishte në krye të qeverisë.
Hoti tha se po të zbatoheshin ato “nuk do të përballeshim sot me rritje të çmimit të energjisë për herë të tretë në dy vitet e fundit dhe do kishim siguri të furnizimit”.
Ai tha se një ndër pikat e marrëveshjes do të mbështeste bizneset përmes huadhënies dhe investimeve në ekuitet.
“Sikur këto marrëveshje të zbatoheshin, sot partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në do të ishte në nivele shumë të larta”, tha Hoti.
Reagimi i tij vjen pasi SHBA i vendosi një taksë prej 10% produkteve të Kosovës që hyjnë në SHBA. Deri më tani edhe produktet e SHBA-së që hynin në Kosovë janë tarifuar më 10%.
Qeveria aktualisht po përballet me kërkesat për heqje të njëanshme të kësaj tarife.
Hoti thotë se tash “është jetike për Kosovën të kemi një qeveri proamerikane dhe proevropiane që e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në”.
Postimi i plotë i Hotit:
Dëm i madh për Kosovën që nuk u zbatuan marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj:
1. Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila përfshinte projekte të mëdha infrastrukturore, projektin e gazit në veçanti që do të kishte krijuar pavarësi energjetike dhe nuk do të përballeshim sot me rritje të çmimit të energjisë për herë të tretë në dy vitet e fundit dhe do kishim siguri të furnizimit.
2. Marrëveshja për Insentivat në Investime SHBA-Kosovë, e datës 31 dhjetor 2020, e cila përfshinte mundësinë që DFC të mbështeste bizneset përmes huadhënies dhe investimeve në ekuitet, garancive investive, sigurimit të investimeve, projekte të fizibilitetit etj.
3. Memorandimi i Mirëkuptimit SHBA-Kosovë, i datës 23 tetor 2020, për bashkëpunimin mes dy vendeve sa i përket sigurisë së teknologjisë 5G.
Sikur këto marrëveshje të zbatoheshin, sot partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në do të ishte në nivele shumë të larta.
Prandaj, është jetike për Kosovën të kemi një qeveri proamerikane dhe proevropiane që e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në, që iu kthehet këtyre marrëveshjeve, që mund të udhëtojë kurdo që është e nevojshme në Uashington për konsulta dhe për mbështetje.



Të tjera
Aktuale
Dosja e Prokurorisë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës: Buxheti i komunës u dëmtua afro 7 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur
Aktuale
Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj
Aktuale
Në Prizren, një grua gjendet pa shenja jete
Policia e Kosovës ka njoftuar se