Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur keqardhje që shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të sigurojë për Policinë e Kosovës sigurimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës.
Në 26-vjetorin e themelimit të këtij institucioni, ai ka kritikuar institucionet që ende nuk kanë ofruar kushtet e nevojshme për Policinë e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se institucionet qendrore duhet të ia ofrojnë Policisë së Kosovës të gjitha kushtet.
“Respekt dhe mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj institucionit simbol dhe identitar të Republikës së Kosovës – Policisë. 👮 👮♀️ Mirënjohje dhe përulje ndaj të gjithë atyre policëve që ranë në krye të detyrës dhe atyre që u lënduan në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”.
“Ndjehem keq që pas kaq vitesh shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të ofrojë mbrojtjen e nevojshme për pjesëtarët e këtij institucioni, përfshirë këtu sigurimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës, pensionin dinjitoz, të parakohshëm dhe të rregullt. Është e papranueshme edhe fakti se ju mungojnë kushtet dhe mjetet e punës adekuate, siç janë: shujta e rregullt dhe e plotë, veshmbathje cilësore për verë e dimër, transport adekuat, vetura pune të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të gjithë”, ka shkruar ai.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet