Për herë të parë në Shqipëri u realizua kirurgjia “zgjuar” në trurin e një fëmije – një ndërhyrje e rrallë dhe jashtëzakonisht delikate, që kërkon koordinim të shkëlqyer multidisiplinar.
Operacioni kompleks u krye nga Prof. Mentor Petrela dhe Dr. Mirel Grada, me mbështetjen e një ekipi të specializuar neurofiziologësh, neuropsikologësh, neurologësh dhe neuroanestezistësh.
Pacienti Alvensi, 14 vjeç, paraqitej me sëmundje në anën e majtë të trurit – zonë që kontrollon dorën, këmbën, si dhe qendrën e të folurit dhe të komunikimit. Për të maksimizuar rezultatet dhe për të ruajtur funksionet jetike, u zgjodh kirurgjia zgjuar, e cila ofronte shanse më të mëdha suksesi sesa një operacion nën narkozë.
Falë përgatitjes së ekipit dhe pjesëmarrjes aktive të pacientit gjatë ndërhyrjes, operacioni u realizua me sukses.
Me këtë arritje unike në rajon, Spitali Amerikan renditet tashmë krahas qendrave më të avancuara ndërkombëtare në fushën e neurokirurgjisë, sipas raportit të fundit të publikuar në vitin 2023 në Journal of Neurosurgery, revistën amerikane me impaktin më të lartë në këtë specialitet.
https://www.instagram.com/p/DNxWKG6XmGq/



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet