Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, po e vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Edhe në ditën e dytë të dëshmisë së tij, Hill po tregon se si ka pasur vonesa të vazhdueshme nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u përgjigjur në çështje të ndryshme, sepse nuk ka ekzistuar një person përgjegjës brenda grupit.
Ai e ka pohuar deklaratën që e ka dhënë vite më parë në një intervistë se besonte se edhe lideri i asaj kohe, Ibrahim Rugova nuk ishte i gatshëm që ta kryente detyrën.
“Mospajtimet mes shqiptarëve nuk ishin shqetësimi im. Shqetësimi im ishte të zbatoja politikën amerikane dhe të gjeja një mënyrë që Beogradi, dhe grupe të ndryshme në Kosovë, të gjenin një mirëkuptim dhe të përfundonte konflikti”.
Përgjatë dëshmisë së tij, diplomati Hill është duke pohuar atë që ka thënë edhe më herët nëpër transkripta, se nuk besonte që Jakup Krasniqi ishte një nga figurat kryesore në UÇK.
“Kjo ishte përshtypja ime”, ka thënë shkurt ai./REL/



Të tjera
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën
Aktuale
Trump paralajmëron se “të shtënat do të fillojnë” nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar