Sot do të shënohet tentimi i 11-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Edhe kjo tentativë, rezultatin pritet ta ketë të njëjtë. Dështimin.
Lëvizja Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut, dhe tash skenari ka kaluar në votim të fshehtë.
Madje, në dy seancat e fundit nuk është hedhur fare në votim kandidatura e Haxhiut.
Kjo pasi partitë politike në opozitë refuzuan votim të fshehtë. Këtë e quajtën tentim për pazare në mënyrë që të sigurohen votat.
Si rezultat, edhe sot nuk pritet ndonjë ndryshim, të paktën në bazë të asaj që është deklaruar publikisht deri më tash.
Të shtunën deputetët e Kuvendit për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kryeparlamentarin.
Në seancë pati edhe reagime, pasi kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, kryesuesi Dehari ia ndali mikrofonin.
Kurse, deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, jo.
Partitë në opozitë kundërshtuan sërish votimin e fshehtë.
Lëvizja Vetëvendosje, akuzoi partitë që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, për bllokim të procesit.
Ndërsa, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë.
Sipas tij, partia fituese e zgjedhjeve po tenton që të “mbajë pushtetin me çdo kusht”, duke e akuzuar sërish se ka një mentalitet “të diktatit”.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ndryshimi i mënyrës së votimit për kryeparlamentarin gjatë procesit është jokushtetues dhe se LDK nuk do ta votojë Albulena Haxhiun.
Edhe Time Kadrijaj nga AAK e quajti ndryshimin joligjor dhe tha se është taktikë e LVV-së për të mos e dështuar Haxhiun.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit