Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Kurti ka thënë se vazhdimisht ka thënë se këto masa kanë qenë të padrejta.
Ai ka thënë se Serbia ka kryer disa sulme në Kosovë, në Banjska dhe Ibër-Lepenc.
“Ne e mirëpresim vendimin e BE-së për të hequr masat e vendosura ndaj Kosovës. Qeveria jonë ka pohuar vazhdimisht se këto masa ishin të padrejta që nga fillimi, pasi ato sanksionuan Kosovën për përçarjet e orkestruara nga Serbia – një axhendë që çoi gjithashtu në sulme të shumta të mëdha terroriste në territorin tonë, duke përfshirë sulmin fatal në Banjska dhe një tjetër në Ibër-Lepenc që synonte infrastrukturën kritike. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj Bashkimit Evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë të përkushtuar dhe kampionë të vlerave demokratike”, ka shkruar Kurti në “X”. /Gazeta Express



Të tjera
Aktuale
Operacion antikorrupsion i Prokurorisë Speciale dhe AKI-së
Ministri në detyrë i Punëve të
Aktuale
Abdixhiku nga Malisheva: Do ta kthejmë rendin kushtetues
Nga tubimi i mbajtur në Malishevë,
Lajme Opinione
Syla direkt: Si heq SHBA e BE masat për hatrin e Osmanit e Kurtit
Gazetari e komentatori politik, Valon A.