Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se nuk do të ketë shpallje të kandidaturave për kryetar të LDK-së, ndërsa po hynte në selinë e partisë para se të niste mbledhja e Kryesisë.
Haziri iu përgjigj shkurt pyetjeve të gazetarëve ndërsa ecte mes tyre.
“S’kemi shpallje të kandidaturave sot. Kemi mbledhje të Kryesisë”, tha ai.
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së ka nisur para disa minutash. Ajo pason një takim të 13 janarit, të kryetarit Lumir Abdixhiku me nënkryetarët e partisë.
Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, por fjalën e fundit për pranimin ose jo të dorëheqjes ka thënë se do ta ketë Kuvendi i LDK-së.
Disa në partinë më të vjetër në vend kanë shprehur pakënaqësinë që dorëheqja e Abdixhikut nuk ishte e parevokueshme.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura