Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se ky subjekt politik mbetet adresë kyçe për formimin e institucioneve të vendit, përfshirë emrat e presidentëve dhe kryeministrave.
Haziri tha se përvoja e gjatë dhe gatishmëria për kompromis e bëjnë LDK-në një faktor të pandashëm në ndërtimin e institucioneve.
“Përvoja jonë dhe toleranca e LDK-së, sepse ne kemi ndërtuar Qeveri me të gjithë, edhe kemi ftuar partnerë në Qeveri, edhe kemi ofruar dhe jemi afruar kur na kanë ftuar të tjerët. Kemi qenë të gatshëm të bëjmë kompromis”.
“Ky është roli ynë, kjo është ajo që kamë thënë vazhdimisht: se emrat e kryeministrave dhe presidentëve kalojnë kah zyrat e LDK-së, edhe emrat e qeverive kalojnë kah zyrat e LDK-së”, u shpreh Haziri për RTV21.
Ai shtoi se LDK-ja do të ketë rol vendimtar edhe në zgjedhjet e ardhshme, duke nënvizuar se partia është duke u përgatitur për sfidat e reja politike.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot