Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar punimin e Dimal Bashës të botuar në vitin 2012.
Basha e ka pranuar që e ka shkruar vetëm kapitullin 3 që flet siç thotë ai për Islamin fundamentalist.
E Lutfi Haziri thotë se Basha e fushata antishqiptare ndaj rezistencës dhe luftës çlirimtare ka qenë më shumë e orientuar të paraqitet para botës si fundamentalizëm islam se sa si kartelë droge.
Në këtë punim UÇK-ja akuzohet si e “financuar nga droga dhe paratë e pista”, ndërsa në atë tekst flitet edhe për Islamin fundamentalist.
Deklarimi i plotë i Hazirit:
Partia e parë, të cilës i garantohet ekskluziviteti i propopozimit të kryekuvendarit, arriti që ta kalojë këtë pa marrëveshje politike, me insistim sipas procedurës. Por, çka se?!
PDK dhe deputetë të disa grupeve politke ‘peng’ të fjalës publike, e zgjodhën popozimin e pestë të VV-së për kryekuvendar.
Fillim jo i mbarë nga z. Basha duke vazhduar me shkelje kushtetuese tek ndarja e votimit për nënkryetar të konuniteteve pakicë.
Në anën tjetër, VV, PDK dhe deputetë të grupeve të tjera, zgjodhën për kryetar Kuvendi hiç më pak se bashkautorin e një punimi që e përbaltos UÇK-në, i cili pëlciti pakënaqësi për përshkrimin dhe cilësimin e luftës çlirimtare. E rëndë shumë, me thënë të drejtën.
Por, a e keni lexu se çka shkruan për Isalmin?!
Fushata antishqiptare ndaj rezistences dhe luftës çlirimtare ka qenë më shumë e orientuar të paraqitet para botës si fundamentalizëm islam se sa si kartelë droge. Përshkrimi i luftës, përshkrimi i Islamit si besim dhe përshkrimi i Zotit nga z. Basha, e dallon nga ata që ia dhanë nundësinë. Jam njëri nga ata që u jap mundësi të gjithëve që të dëshmohen, sepse mendoj se secili duhet të ketë një mundësi të dytë. Kjo vjen kur e kupton gabimin dhe kërkon falje e nuk e manipulon të vërtetën



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga