Duhet të ecim përpara” tha nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila foli në një konferencë për media për atë se çfarë duhet të ndërmarrë, sipas saj, Gjykata Kushtetuese.
Ajo tha se po e presin aktgjykimin lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, ndërkaq më pas tha se do t’i vazhdojnë “negociatat, diskutimet dhe takimet” me Nismën “apo me ndonjë deputet tjetër” të interesuar.
“Ne do të flasim për këtë çështje kur t’i vijë radha. Por njëherë duhet ta presim vendimin apo aktgjykimin e Gjykatës Kushteuese. Sigurisht që ne kemi bërë të hapur se kë e kemi parë si partner. PDK-në assesi, me LDK-në kemi pasë përpjekje, por në anën tjetër jemi refuzuar, siç e dini. Negociatat apo diskutimet e takimet mund të vazhdojnë me Nismën apo me ndonjë deputet tjetër që është i interesuar që të jetë pjesë e qeverisë së re apo që të jetë në bashkëqeverisje në Qeverinë Kurti 3”, tha ajo.
Haxhiu tha se “zgjedhjet, nëse nuk ka interes dhe vullnet për ta bërë qeverinë, gjegjësisht për të qenë në qeverisje me Vetëvendosjen, janë të mundshme”.
Presidentja Vjosa Osmani tha dje se edhe ajo po e pret fundin e muajit për të parë aktgjykimin e Kushtetueses për funksionalizimin e Kuvendit, të cilin ajo e konsideron të kryer – po sikur Lëvizja Vetëvendosje – edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.
Të tjera
Aktuale
Një muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati
Gjilani u trondit rëndë më 10
Lajme Opinione
Isuf Bajraktari: Fitues i vogël në mesin e të vegjëlve
Në Kosovë sot nuk kemi pozitë
Lajme
Ndalohet kontrabanda e “botoksit” e “fillerëve”, Dogana e Kosovës tregon vlerën
Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së