Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë që Gjykata Kushtetuese të funksionojë në mënyrë të pavarur.
Ai u takua gjatë ditës së sotme me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.
Hargreaves ka nënvizuar se vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen dhe të zbatohen nga udhëheqësit politikë.
E në fillim të muajit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur “hije politike të opozitës” ndaj Vetëvendosjes.
“Britania e Madhe pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstitutimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga liderët politikë me qëllim që t’i jepet fund ngërçit në të cilin Kosova ka ngecur për kohë të gjatë, në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund të fillojnë punën në interes të popullit të Kosovës.”, ka shkruar Hargreaves në X.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga