Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh i habitur se si askush nga “ekzekutivi nuk ia dha dorën Kurtit”, gjatë vizitës së tij në SHBA. Haradinaj duke komentuar tutje këtë vizitë, tha “imagjinoni me hy kryeministri në shtet dhe asnjë zyrtar mos me ta qitë me ja dhanë dorën”.
Prandaj, sipas Haradinajt, kjo situatë përçon mesazhe “poshtërimi e refuzimi”.
“Mungesa e një takimi qoftë edhe për foto, që çohet në këmbë me ja jap dorën dikujna nga ekzekutivi, kjo është shumë konkrete. Në të gjitha ato hapësira ku ka qëllu, ka pas njerëz të ekzekutivit por mungesa e të paktën një shtrëngimi të dorës nënkupton diçka”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.
“Nuk e ki një situatë që ky (kryeministri në detyrë), që ia jep dorën dikujna të Qeverisë (amerikane)”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinaj, kjo është “më keq se gjithçka tjetër, mos me ta jep dorën kerkush”.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin